Politikani nga Tirana përkrah Haradinajn për President

Politikani nga Tirana përkrah Haradinajn për President

14:15, 13/08/2020

Ish-deputeti shqiptar, Koço Kokëdhima përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, i ka dhënë mbështetjen e tij ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt për t’i hyrë garës për president.

Politikani shqiptar, ka thënë ndër të tjera se populli i Kosovës meriton një qeveri të ligjshme dhe një president patriot përballë sfidave të zhvillimit ekonomik dhe nevojës së konsolidimit të shtetit.

 

Ky është postimi i plotë:

E përkrah ambicien e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të garuar për president të Republikës së Kosovës. Ai ka luftuar dhe familja e tij ka derdhur gjak si rrallëkush tjetër për lirinë e Kosovës. Ramushi në krye të shtetit do të jetë garanci kundër politikanëve antishqiptarë që mbështesin ndarjen e vendit dhe ndryshimin e kufijve.
Por Kosova duhet të zgjidhë njëherësh edhe krizën qeverisëse. Pas puçit kundër VV-së, në pushtet është një kabinet qeveritar pa mandat popullor, pjellë e kulisave dhe asnjë arnim nuk do ta përmirësonte atë. Populli i Kosovës meriton një qeveri të ligjshme dhe një president patriot përballë sfidave të zhvillimit ekonomik dhe nevojës së konsolidimit të shtetit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco