Shkelja e masave anti-Covid/ Qytetarët po dënohen, Thaçi&CO me shahira, amnistohen

Shkelja e masave anti-Covid/ Qytetarët po dënohen, Thaçi&CO me shahira, amnistohen

13:13, 13/08/2020

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka reaguar ndaj postimit të fundit të presidentit Thaçi, i cili kishte shpërndarë një imazh ku shihej me shahira në familjen e bashkëluftëtarit të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. 

Basha ka thënë se kemi një KAPO President i cili sipas tij sfidon tërë shtetin, që këtë sfidim të njëjtit e shesin për vlerë.

"Qytetarët dhe bizneset i ndjekin për t’i dënu e shpërnda në tubime ku nuk respektohen masat dhe oraret, kurse Presidenti me Lushtakun i bëjnë edhe publike shkeljet, por s’ka askush që i ndjek këta. Gjykata Kushtetuese e ka thëmë qartë, se “Presidenti nuk gëzon imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tij.” Foto si kjo tregon çfarë KAPO Presidenti kemi që sfidon komplet shtetin, dhe ky sfidim kapot e shesin për vlerë", ka shkruar ai.

'Kurse si shembull të keq për qytetarët as nuk do fjalë, kurse për imazhin që bota e sheh në kapot si këta nuk besoj se do koment", shton tutje ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco