Këta janë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Këta janë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

11:49, 13/08/2020

Kuvendi i Kosovës po voton për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Nga katër kandidatë sa janë përzgjedhur nga komisioni, deputetët do të votojnë për dy prej tyre.

Driton Muharremi, Hashim Çollkau, Hasim Sogojeva dhe Vilard Bytyqi janë kandidatët që janë në garë për anëtarë të KGjK-së.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkemb Manaj tha se kanë aplikuar 25 kandidatë.

“Në konkurs kanë aplikuar 25 kandidatë, prej tyre 19 shqiptarë dhe gjashtë nga komunitetet e tjera. Komisioni ka ftuar në proces të monitorimit përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që mbikëqyrin dhe mbështesin punën e komisionit për legjislacion. Procedura e intervistimit të kandidatëve nga ana e komisionit ka qenë plotësisht transparente”, tha ai.

Më 24 qershor të këtij viti, Komisioni për Legjislacion ka bërë intervistimin e 24 kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Manaj tha se nga 24 kandidatë të intervistuar, komisioni ka vlerësuar Driton Muharremin me 86 poenë, Hasshim Çollakun 85, Hasim Sogojevën dhe Vilard Bytyqi me nga 81.

“I rekomandohen Kuvendit të Kosovës për votim katër kandidatët për pozitën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës siç përcaktohet me nenin 108 paragrafi 6, nënparagrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si në vijim, zotëri Driton Muharremi, Hashim Çollkau, Hasim Sogojeva dhe Vilard Bytyqi. Kuvendi prej katër kandidatëve të propozuar për pozitën e anëtarit të Këshillit gjyqësor të Kosovës, duhet të zgjedhë dy prej tyre”, tha Manaj, raporton KP.

Zgjedhja e kandidatëve për anëtarë të KGJK-së bëhet me votim të fshehtë dhe mandati i tyre është pesëvjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco