Qeveria e Kosovës mblidhet nesër

Qeveria e Kosovës mblidhet nesër

11:37, 13/08/2020

Nesër Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhjen e radhës me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti.

Kjo mbledhje do të mbahet në mënyrë elektronike.

Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës me 13 pika të cilat do të shqyrtohen.

Rendi i plotë i ditës pa ndërhyrje:

1. Aprovimi i procesverbaleve dhe transkripteve nga mbledhjet; 9, 12, 14 dhe 15 dhe procesverbalet e mbledhjeve 10, 11, 13 dhe 16 elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)

 2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Republikes se Kosovës mendimin lidhur me nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-073 per Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256 (ZKM)

4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Financimin e Programit – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurimin e Ujit (MF)

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Riorganizimin e Këshillit Kombëtar i për Zhvillim Ekonomik të Kosovës (ZKM)

6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës merr përsipër mbulimin e prima të polices së sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës (MF)

7. Shqyrtimi i Raportit për nivelin e ekzekutimit të projekteve të financuara nga huamarrja ndërkombëtare (MF)

8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë (MPB)

9. Shqyrtimi i Draftit të Koncept dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian (ZKM)

10. Shqyrtimi i Draftit të Koncept dokumtentit për Sëmundjet Ngjitëse (MSH)

11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e kritereve për financim të projekteve të komunave nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike (NIPL)

12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Autorizimin e Ministrit të Shëndetësisë për plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ OS/2017 – Organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor duke tejkaluar të gjitha procedurat që përcaktohen me Rregulloren nr. 09/2011 të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Rregulloren nr.13/2013 për Shërbimin Ligjor Qeveritar (NISH)

13. Informimi i Kabinetit lidhur me Projektligjin për Qeverinë dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik (ZKM)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco