Seanca LIVE/ Nuk votohet projektligji për vlerat e UÇK-së

Seanca LIVE/ Nuk votohet projektligji për vlerat e UÇK-së

10:57, 13/08/2020

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të kalojë Projektligjin për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që në votim morën pjesë vetëm 36 deputetë.


Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin kundër projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pro këtij ligji votuan vetëm 35 depuetë, ndërsa 1 ishte kundër. Pro ligjit votuan të gjithë deputetët e PDK-së që ishin në seancë, ata të AAK-së, NISMA dhe deputetë të minoriteteve jo-serbe.

Edhe pse në seancë ishin të pranishëm deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të LDK-së, nuk morën pjesë fare në votim duke bllokuar miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ky projektligj, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ka nxitur reagime të shumta.

Me përmbajtjen e projektligjit nuk është pajtuar ambasada amerikanë në Prishtinë. Përmes një reagimi të datës 7 gusht, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka alarmuar për rrezikun që prodhon ligji sa i takon cenimit të lirisë së shprehjes.


http://www.kuvendikosoves.org/shq/livestream/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco