'Ramush, boll ke sakrifikuar, pusho e shijoje jetën...'

'Ramush, boll ke sakrifikuar, pusho e shijoje jetën...'

21:46, 12/08/2020

Pas shpalljes së kandidaturës për president nga ana e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj kanë reaguar shumë analistë, zyrtarë politik por edhe gazetarë të ndryshëm, shkruan Syri.net Kosova.

Ata po vlerësojnë se Haradinaj ka sakrifikuar mjaft, prandaj duhet të pushojë dhe ta shijojë jetën.

Analisti Petrit Zogaj shkruan se me në fund Ramushi e paska heqë zhigun e presidentit e po dojka të bëhet president, duke e konsideruar si lajm të mirë.

Ramushi deshiron te behet president. Ky mbi te gjitha eshte lajm super i mire. Me ne fund, Rambo paska hequr merakun e...

Posted by Petrit Zogaj on Wednesday, August 12, 2020

Kurse Haki Abazi nga VV- vlerëson se në Kosovë shpallet kandidatura për president me më pak se 8% votues në disa zgjedhje dhe atë për të zëvendësuar një president poashtu të zgjedhur me një inxhinering djallëzor e antidemokratik e besa edhe i korruptuar, gënjeshtar e i rrethuar me milionerët e privatizimit dhe kapësit e buxhetit të shtetit.

Joe Biden përzgjedhë Kamila Harris si kandidate për zëvendës-presidente për zgjedhjet demokratike të nëntorit në...

Posted by Haki Abazi on Wednesday, August 12, 2020

Derisa Albert Krasniqi  thotë se e çfarë “të mire për vendin” ofron pretendenti për kandidat për president z. Haradinaj? 

"E çfarë “të mire për vendin” ofron pretendenti për kandidat për president z. Haradinaj? Modelin e tij qeverisës me afera të përditshme të korrupsionit e të abuzimit të skajshëm me pushtetin?!  Jo, faleminderit!", ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa Ehat Miftaraj nga IKD, thotë se Ramush Haradinaj mjaftueshëm ka punuar dhe sakrifikuar për Kosovën. Nuk ka nevojë të sakrifikohet edhe për pesë vite në pozitën e presidentit. 

Ramush Haradinaj mjaftueshëm ka punuar dhe sakrifikuar për Kosovën. Nuk ka nevojë të sakrifikohet edhe për pesë vite në...

Posted by Ehat Miftaraj on Wednesday, August 12, 2020

E gazetari Liri Loshi ka shkruar se a e ka siguruar ky që nuk do të jetë i akuzuar nga Gjykata speciale? A po dëshiron të bëhet president qoftë edhe për dy a tri ditë?! Askush nuk e merr seriozisht një shtet që udhëheqet prej avanturierve. 

"A e ka siguruar ky që nuk do të jetë i akuzuar nga Gjykata speciale? A po dëshiron të bëhet president qoftë edhe për dy a tri ditë?! Askush nuk e merr seriozisht një shtet që udhëheqet prej avanturierve. Nuk është që unë ia dua burgun Hashimit, apo Ramushit, por nëse ata ia duan të mirën vendit të tyre, duhet të tërhiqen nga politika, sidomos nga postet kryesore të shtetit. Kjo çfarë po bën Ramushi është sfidim i Gjykatës Speciale, sikur ajo të ishte Gjykatë armike e jo që është gjykate legjitime e shtetit të Kosovës. Prit pak Ramush se ke kohë me u ba president! Nuk asht kah t’kalon vozi!", ka shkruar Loshi në Facebook./Syri.net Kosova

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco