Thaçi sërish pa maskë, kujton 'Topin e Rrezallës'

Thaçi sërish pa maskë, kujton 'Topin e Rrezallës'

21:29, 12/08/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar familjen e bashkëluftëtarit të tij, Hajrë Gashi, por edhe kësaj radhe presidenti nuk kishte maskë.

Thaçi shkruan se Gashi ishte në UÇK qysh nga orët e para.

Ai tutje thotë se Gashi e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës.

“Sonte, në familjen e bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. Hajra e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, që ne e quanim “Topi i Rezallës”. Ai, djemtë e tij dhe gjithë Drenica, kanë dhënë kontribut të madh në luftën tonë çlirimtare! HTH”, shkruan Thaçi.

Sonte, në familjen e bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. Hajra e ka ndërtuar topin e...

Posted by Hashim Thaçi on Wednesday, August 12, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco