Vazhdon gara e zv.kryeministrave – Kush është kryeministër kur të mungon Hoti?!

Vazhdon gara e zv.kryeministrave – Kush është kryeministër kur të mungon Hoti?!

08:20, 12/08/2020

Një garë mes Nismës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po bëhet për të treguar se kush e zëvendëson kryeministrin Avdullah Hoti, derisa ai është duke u kuruar nga COVID-19.

Nga Nisma po thonë numri një i Qeverisë tani është zëvendëskryeministrja e parë e Kosovës është Albulena Balaj-Halimi, kurse nga tabori tjetër, nga AAK po thonë se Hotin tani e zëvendëson Besnik Tahiri - përcjell Syri.net Kosova

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka folur vet për këtë çështje, ku ka thënë se Qeverinë po vazhdon ta udhëheqë Hoti, sipas tij ai nuk po pauzon, edhe pse nuk është i pranishëm fikzikisht.

“Ai (Hoti) nuk është fizikisht në zyre. Mbledhjet i kemi online. Diskutojmë mbi materialet që i marrim”, është shprehur ai.

Tahiri po thotë se kur Hoti nuk është prezentë, Qeverinë e Kosovës udhëhiqet nga ai duke marrë treguar se para disa dite ka miratuar edhe një marrëveshje për huamarrje për Kosovën,“Unë jam kryeministër, kur kryeministri nuk është në detyrë”, ka qartësuar ai.

Mirëpo ishte vet zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj që para disa dite u shpreh se do ta ushtrojë përkohsësisht funksionin e “shefes së përkohshme” të Qeverisë së Kosovës.

Në mungesën e përkohshme të veprimit të kryeministrit Avdullah Hoti si pasojë e infektimit me epideminë COVID-19, Balaj-Halimajt pati thënë se i është kërkuar nga shefi i qeverisë që t’i kryejë punët më të rëndësishme të ekzekutivit.

“Për shkak të situatës së njohur tashmë, sot kam qenë e vetmja nga ZKM në zyrë. Kryeministri ka kërkuar nga unë të nënshkruaj disa vendime dhe të jem në zyrë për çfarëdo që ka nevojë Qeveria”, kishte deklaruar Balaj-Halimaj për media me një javë më parë.

Kësisoj, Balaj-Halimaj ka nënshkruar katër vendime të nxjerra nga mbledhja e qeverisë, e mbajtur të martën. Vendime të cilat në një situatë të zakonshme i nënshkruan kryeministri.

Mirëpo, zv/kryeministrja e Nismës Socialdemokrate në qeveri thotë se nuk ekziston asnjë “autorizim klasik” nga kryeministri, i cili do ta bënte atë zyrtarisht kryeministre të përkohshme të Kosovës.

“Kryeministri do të udhëheq në bashkëpunim të plotë me ne. Nuk ka autorizim klasik nga kryeministri. Ky është obligim imi dhe i të gjithë zëvendëskryeministrave në raste të tilla”, është shprehur zv/kryeministrja Balaj-Halimaj. “Rregulllorja e Qeverisë përcakton veprimet edhe këto situata. Nuk ka vend për asnjë shqetësim”.

Këto konstatime të zv/kryeministres Balaj-Halimaj hedhin dritë mbi një deklarim, jo edhe aq të qartë, të Vesel Krasniqit, ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, i cili deklaroi të martën se bashkëpartiakja e tij e ka marrë në drejtim udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës “me autorizimin e kryeministrit Hoti”.

Zëvendësuesi i kryeministrit të Kosovës në rast mungese të përkohshme të tij, përcaktohet me Rregulloren e Punës së Qeverisë. Rrjedhimisht, drejtimi i qeverisë i takon Besnik Tahirit, zv/kryeministrit të parë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco