‘Ndarja administrative në 4 rajone’/ Xhixho: Shkelje flagrante e Kushtetutës, cënon pushtetin vendor

‘Ndarja administrative në 4 rajone’/ Xhixho: Shkelje flagrante e Kushtetutës, cënon pushtetin vendor

22:04, 11/08/2020

Lidhur me ndarjen e re administrative në 4 rajone, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka thënë se ka shkelje të Kushtetutës në mënyrë flagrante.

Xhixho u shpreh se ky ligj i marrë nga Këshilli i Ministrave cënon disa nga vendimet e pushtetit vendor ndërsa ngriti pyetjet se në cfarë bazash u bë kjo ndarje, raporon Fax News.

” Ky ligj cënon disa nga vendimet e pushtetit vendor. Të kemi parasysh që tashmë, Shqipëria pas shumë vitesh, funksionon mbi bazën e parimit të decentralizimit, cka do të thotë që pushteti qendror është i pavarur nga pushteti vendor. Ky ligj cënon parimin e autonomisë vendore ku synon nga decentralizim, i cili është parim mbi të cilin funksionon momentalisht në centralizim.

Pikëpyetja është pse ka 4 rajone. Mbi bazën e kujt studimi është bërë kjo ndarje me 4 rajone të Shqipërisë dhe përse duhet ta vendosë Këshilli i Ministrave. Kemi një shkelje të Kushtetutës në mënyrë flagrante”, tha Xhixho. E pyetur përse mazhoranca mori këtë vendim thotë: “Qëllimi është uzurpimi i çdo mjeti financiar.”

Në fjalën e saj, ngriti dyshimet se opozita po përgatit një platformë qeverisëse për nisje të fushatës parazgjedhore dhe thënë se shqiptarët do kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe shpreson që të mos përsëritet historia e 2017-ës. Megjithatë nuk dha detaje se cfarë “po zien” brenda opozitës jashtëparlamentare.

“Opozita do të vazhdojë dhe në shtator betejën e saj me një platformë dhe plan konkret se si ne mendojmë që do të dalë Shqipëria nga kjo krizë e thellë ekonomike, kushtetuese institucionale dhe për ti kthyer shpresën shqiptarëve që nëpërmjet votës të mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe jo bandat apo krimi i organizuar sic ka ndodhur fatkeqësisht në 2017.

Unë mendoj që dita ditës, opozita po punon në dy drejtime. Qoftë në denoncimin që bën ndaj aferave korruptive ndaj qeverisë sic ishte dhe ligji që debatuam apo problemet ekonomike dhe gjithashtu ofron alternativa se si të dalim nga ky rrënim”, u shpreh Xhixho.

Nuk la pa përmendur votimet e 30 Korrikut dhe Këshillin Politik duke thënë se mazhoranca miratoi ndryshimet kushtetuese duke lënë jashtë dialogut opozitën. Sipas Xhixhos, qëllimi i tyre i vetëm ishte që të hiqnin koalicionet për të fituar zgjedhjet e vitit 2021, gjë që e cilëson si “skemë të dështuar”.

“Në votimet e 30 Korrikut mbeti jashtë dialogut dhe mendimit opozita jashtëparlamentare. U mënjanua institucioni që u ndërtua falë faktorit ndërkombëtar që ishte këshilli politik pikërisht për të adresuar të gjitha problematikat e reformës zgjedhore, sidomos duke pasur parasysh rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Me një arrogancë dhe furtunë të panevojshme, kjo mazhorancë me forcën e kartonit arriti të bëjë ato ndryshime kushtetuese që erdhën pa një gjithëpërfshirje, gjë që u kërkua dhe nga faktori ndërkombëtar me tendencën që duke hequr koalicionet ne do të mund të fitojmë në tavolinë zgjedhjet e 2021. Besoj që është skemë e dështuar dhe në zgjedhjet e radhës do kemi mundësi që shqiptarët të shprehin me votë krizën që po kalon vendi”, u shpreh Xhixho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco