Kolonel Berisha/ KFOR është dashur t’i njoftonte institucionet e Kosovës për patrullimin me xhandarmërinë serbe

Kolonel Berisha/ KFOR është dashur t’i njoftonte institucionet e Kosovës për patrullimin me xhandarmërinë serbe

18:46, 10/08/2020

Ushtaraku Hisen Berisha duke folur për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kamenicë ka thënë se institucionet e Kosovës nuk po flasin me gjuhën e shtetit

“Janë dy ditë pas dhe gjërat kanë filluar të kthjellen. Institucionet e Kosovës ende nuk po dinë apo s’po duan të dinë, apo nuk kanë mësuar të flasin me gjuhën e shtetit. Kjo hyrje ne Kosovë është recidiviste, nuk është hera e parë – i kanë lidhur policët, kanë hyrë në Gazivodë, po kjo njësi dhe ka hequr flamurin..

Nuk është diçka që ka ndodhur sot por reagimi i inat i Kosovës nuk është konform Kushtetutës dhe gjuhës që përdor shteti”, ka thënë Berisha.

“Kompetencat e KFOR dihen. Problemi është se kemi tre natyra të reagimeve brenda vendit; qëndrimi zyrtar i KFOR, qëndrimi zyrtar të institucioneve qeveritare që është i kamufluar pas qëndrimit të KFOR-it dhe qëndrimet emocionale të grupeve të caktuara që nuk kursehen të përfitojnë edhe në fatkeqësi”.

Ai në Info Magazine ka theksuar se KFOR është dashur t’i njoftonte institucionet e Kosovës për patrullimin e përbashkët me xhandarët.

“Njoftimi i KFOR ka qenë deklarimi “se kemi marrëveshje me forcat e Serbisë për patrullime të sinkronizuar.

KFOR  e ka kryer këtë patrullim. Realiteti në terren i filmuar dhe i deklaruar po del se nuk ka pasë patrullim të përbashkët. Por unë dua t’i besoj KFOR. Për një patrullim të tillë është dashur të informohen institucionet qeveritare të Kosovës”.

“Është dashur për çdo veprim ushtarak që të informohen edhe qytetarët. Qytetarët nuk është dashur të shqetësohen.

Çka sikur të ndodhte diçka …ka luftëtarë në atë zonë që do të mund t’i pushkatonte ata 11 ushtarë serbë. Do të kishim një incident të përmasave ndërkombëtare.

Do të mund të ndodhte diçka edhe më e keqe. Pastaj do të vinte në pyetje veprimi i intensifikuar i KFOR., Problemi është te mosinformimi i institucioneve të Kosovës dhe dalja me deklaratë të kamufluar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco