Ministri Abrashi shkarkon njësitet e kundërligjshme në dikasterin e tij

Ministri Abrashi shkarkon njësitet e kundërligjshme në dikasterin e tij

18:26, 10/08/2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit, ka marrë vendim për shkarkimin e “Njësive Zbatuese të Projekteve”, për shkak se gjatë themelimit të tyre ishin anashkaluar kërkesat ligjore

“Raporti i Auditorit ka gjetur se vendimet për themelimin e njësive për mbikëqyrjen e projekteve, “Ndërtimi i Autostradës Kijevë-Zahaq”,

“Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, “Zgjerimi i hyrje-daljeve në Ferizaj, Prizren dhe Gjilan”, Zhvillimi i projektit të Autostradës Istog-Pejë-Deçan, Gjakovë, Prizren”, janë marr pa miratimin paraprak të Ministrisë së Financave, e cila kërkohet sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Sipas Auditorit, themelimi i këtyre njësive duke mos iu përmbajtur kërkesave rregullative mund të ndikojë në shpenzime të parregullta të buxhetit si dhe mangësi në menaxhimin financiar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco