BE përjashton Shqipërinë/ Vasili i nxjerr videon: Si gënjente Rama pa u skuqur fare

BE përjashton Shqipërinë/ Vasili i nxjerr videon: Si gënjente Rama pa u skuqur fare

18:13, 10/08/2020

Shpresat ishin që Konferenca e parë ndërqeveritare e BE do të zhvillohej në të njëjtën kohë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, por pas prishjes së marrëveshjes elektorale nga Rama, zhvillimet politike po ndryshojnë në mënyrë dramatike.

BE ka bërë të qartë sot se Konferenca do të zhvillohet vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe se për Shqipërinë do të vendoset vetëm pasi të ketë plotësuar kushtet e vendosura nga BE. Pra, Shqipëria është përjashtuar për momentin nga hapja e negociatave për anëtarësim në BE.

Lidhur me këtë vendim reagon edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili kujton deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Gjermania konfirmon,Maqedonia hap Negociatat, Shqiperia jo!

Suszane Shutz Drejtoreshe e Ballkanit Perendimor ne Ministrine e Jashtme Gjermane dhe ish Ambasadore e Gjermanise ne Shqiperi konfirmon se:
Maqedonise i hapen Negociatat ndersa Shqiperise jo.

Ja cfare thote zj.Shutz;

"Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”, shpjegoi Schutz

Keto jane pasojat e qeverisjes se Edi Rames.

Plot dy vjet me pare ishte po Edi Rama qe dekoronte ambasadoret dhe genjente dynjane per hapjen imagjinare te negociatave.

Sot e kesaj dite per shkak te Edi Rames integrimi i Shqiperise ndodhet ne momentin me te keq te tij.

Shiheni VIDEON dhe kujtoni se si genjente Rama pa u skuqur fare.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2419411231692028

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco