KFOR-i i gatshëm ta ndihmojë Kosovën për menaxhimin e pandemisë Covid-19

KFOR-i i gatshëm ta ndihmojë Kosovën për menaxhimin e pandemisë Covid-19

17:39, 10/08/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Michele Rissi, me të cilin bisedoi për aspekte të sigurisë në vend dhe ndihmën që KFOR-i mund të japë në menaxhimin e pandemisë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas një njoftimi nga Kuvendi, kryetarja Osmani u njoftua me gatishmërinë e strukturave të NATO-s, përkatësisht të misionit të saj në Kosovë, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të vendit në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

"Gjeneral Risi shprehu gatishmërinë e strukturës që ai e udhëheq që KFOR-i të ofrojë të gjitha kapacitetet e nevojshme për ndihmë popullit dhe institucioneve të Kosovës për menaxhimin e kësaj pandemie.", thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Kryetarja e Kuvendit u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneral Risin Kryetarja e Kuvendit dhe komandanti i KFOR-it...

Posted by Kuvendi i Kosovës - Skupština Kosova on Monday, August 10, 2020

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco