Vjosa Osmani kërkon ndihmën e OKB-së për parandalimin e Covid-19

Vjosa Osmani kërkon ndihmën e OKB-së për parandalimin e Covid-19

17:20, 10/08/2020

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka takuar sot Koordinatoren e OKB-së për Zhvillim,  Ulrika Richardson, me të cilin ka diskutuar për kontributin e Ekipit të Kombeve të Bashkuara të Kosovës në menaxhimin e pandemisë dhe sidomos për donacionet e dhëna, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas një njoftimi nga Kuvendi, thuhet se Osmani e ka njoftuar Richardsonin për marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend.

"Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rëndësinë dhe përgjegjësitë e palëve në situatën pandemike dhe për hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që të balancohet nevoja për rimëkëmbje ekonomike me domosdoshmërinë për të parandaluar zgjerimin e infeksionit me virus, si shkaktar i situatës aktuale", thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani takoi Koordinatoren e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardson Kryetarja e...

Posted by Kuvendi i Kosovës - Skupština Kosova on Monday, August 10, 2020

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco