Letra alarmante e Albin Kurtit për ambasadorët: Na ndihmoni, Kosova rrezikohet nga katastrofa humanitare

Letra alarmante e Albin Kurtit për ambasadorët: Na ndihmoni, Kosova rrezikohet nga katastrofa humanitare

15:52, 10/08/2020

Kreu i VV-së, Albin kurti ka shkruar një letër të hapur drejtuar ambasadorëve në vend, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka shkruar se Kosova është e nderuar që ka partnerë vendet e juaja. Ju keni qëndruar përkrah nesh në kohërat më të vështira.  

"Siç mund ta dini, situata me COVID-19 në dy muajt e fundit është bërë dramatike. Deri më tani 341 persona kanë vdekur, 10.419 janë infektuar, dhe 4.020 janë raste aktive. Në dy javët e fundit kemi pasur mesatarisht dhjetë vdekje në ditë, duke e renditur Kosovën të parën në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 për milion banorë", thuhet në letrën e Kurtit.

Të nderuar ambasadorë, diplomatë të nderuar, unë jam i vetëdijshëm se kriza aktuale shëndetësore dhe ekonomike është globale dhe se edhe vendet e juaja po luftojnë me ndikimet e pandemisë në njerëz dhe në ekonomi.
Por Kosova është në gjendje të rëndë, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Letër e hapur për ambasadorët në Kosovë (anglisht dhe shqip) Dear Excellencies, Ambassadors of Kosova’s friends and...

Posted by Albin Kurti on Monday, August 10, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco