Izetbegoviq nuk ka besim se Serbia do ta njohë Kosovën

Izetbegoviq nuk ka besim se Serbia do ta njohë Kosovën

17:11, 09/08/2020

Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik (SDA) dhe nënkryetari i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, nuk beson se do të ketë një lider në mesin e serbëve që do ta njohë Kosovën.

Ai thotë se nëse ndodh kjo atëherë do të hapen apetitet për Bosnjë e Hercegovinën, ku do të ketë shumë zhurmë.

“Nuk besoj se në mesin e serbëve do të gjendet një lider që do të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nëse ndodh kjo, atëherë do të hapen apetitet për Bosnjë e Hercegovinën, do të kërkohet kompensim për serbët dhe Serbinë. Do të ketë shumë zhurmë, që me kalimin e kohës do të heshtet dhe nuk do të sjellë ndonjë gjë. Pasi, edhe në Kosovë e edhe në Bosnjë-Hercegovinë pala serbe e ushtria serbe ka kryer krime dhe spastrime etnike”, ka thënë Izetbegoviq për “Radio Sarajevo”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco