Në Karaçevë ka mundur të ketë përplasje mes banorëve dhe xhandarëve serbë

Në Karaçevë ka mundur të ketë përplasje mes banorëve dhe xhandarëve serbë

13:55, 09/08/2020

Analisti kosovar, Faton Abdullahu, po cilëson se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është dashur të reagonte më ashpër për praninë e xhandarëve serbë në Karaçevë.

Abdullahu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë Hoti po mundohet ta relativizojë situatën, duke e amortizuar kritikën ndaj tij.

Ai tutje thotë se në këtë rast ka mundur të ketë edhe incidentëve të xhandarëve  serbë me qytetarët.

Sipas tij, Hoti gjeti kohë të merret me Haradinajn pasi që ky i fundit ia ka “shtruar zullumin” për dialogun me Serbinë.

“Për më shumë ky reagim i munguar i Hotit është dashur të ndërlidhet me armatimin e vazhdueshëm që po e bënë Serbia kohëve të fundit. Kurse Kryeministri Hoti në këtë rrethanë e gjeti me kritiku Ramush Haradinajn pse ishte në Karaqevë dhe këtë e bëri cok për inati, sepse partneri i tij, z. Haradinaj, ja ka shtru zullumin e po e kritikon për dialogun me Serbinë. Fundja z. Haradinaj mund ta kritikosh për shumë gjëra, po jo kur ju del xhandarëve serb përpara Mirëpo zoti Hoti gaboj edhe me këtë heshtje të pajustifikueshme dhe relativizim impotent sepse të keqen e krejt kësaj nuk po e sheh ashtu si është, por ashtu si ka dëshirë të jetë”, ka shkruar Abdullahu.

Postimi i plotë:

Kryeministri Hoti dhe xhandarmeria serbe

Shqetësimi im më i madh për hyrjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës është se po thuhet, nuk ka nevojë të shqetësohemi. Në këtë relativizim po insiston Kryeministri Hoti. Duke u munduar ta paraqet këtë si diçka jo shqetësuese për sigurinë tonë, ai dëshiron ta amortizoj kritikën ndaj tij se në këtë drejtim Qeveria nuk po bën asgjë.
Ky parakalim, si në bahçe të babës, i xhandarmerisë serbe në Kosovë është dashur të kritikohet ashpër, shumë ashpër nga Kryeministri Hoti. Po ashtu është dashur të kritikohet përpjekja për mos ta bërë këtë punë të madhe, se kjo na qenka rutinë që bëhet në bashkëpunim me KFOR-in. Të kuptohemi, kjo është serioze, ka mundur të ketë incidente të qytetarëve me xhandarët serb, mandej kjo ka mundur të përkeqësohet dhe të nxitet pasiguria dhe shpërngulja e qytetarëve dhe biznesit atje. Për më shumë ky reagim i munguar i Hotit është dashur të ndërlidhet me armatimin e vazhdueshëm që po e bënë Serbia kohëve të fundit. Kurse Kryeministri Hoti në këtë rrethanë e gjeti me kritiku Ramush Haradinajn pse ishte në Karaqevë dhe këtë e bëri cok për inati, sepse partneri i tij, z. Haradinaj, ja ka shtru zullumin e po e kritikon për dialogun me Serbinë. Fundja z. Haradinaj mund ta kritikosh për shumë gjëra, po jo kur ju del xhandarëve serb përpara Mirëpo zoti Hoti gaboj edhe me këtë heshtje të pajustifikueshme dhe relativizim impotent sepse të keqen e krejt kësaj nuk po e sheh ashtu si është, por ashtu si ka dëshirë të jetë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco