LVV reagon ashpër për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë

LVV reagon ashpër për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë

11:02, 09/08/2020

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me rastin e fundit në Karaçevë, ku u panë pjestarë të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës.

Në shkrimin e tyre thuhet se kjo nuk është hera e para që shohim një patrullim të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës, dhe se shpesh ka pasur incidente të tilla në të kaluarën.

“Është koha e fundit që institucionet vendore të jenë në krye të detyrës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e xhandarmërisë është e papranueshme e po ashtu edhe indiferenca e institucioneve vendore”, thuhet aty.

Sipas LVV-së, institucionet e vendit po tregohen të ngathët të sigurojnë mbrojtje për qytetarët që jetojnë në fshatrat rreth vijës kufitare me Serbinë.

LVV-ja kritikon Hotin që po kërkon hetime për lëvizjën e ushtrisë serbe edhe pse, sipas partisë së Kurtit, e kanë konfirmuar Policia dhe e kanë parë qytetarët e asaj zonës.

“Ky kryeministër, që ka hequr dorë edhe nga reciprociteti me Serbinë, siç duket nuk sheh mundësi që aty ku shfaqet Serbia të ketë prani edhe Kosova. Sipas tij policia kur shkoi në vend të ngjarjes nuk pa asgjë, andaj po kërkon hetim thua se banorët e policia e Kosovës nuk kanë parë hyrje të forcave të Serbisë atje”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco