Futja e xhandarmërisë serbe në Kosovë- vjen reagimi i parë nga LDK

Futja e xhandarmërisë serbe në Kosovë- vjen reagimi i parë nga LDK

09:08, 08/08/2020

Pas futjes së xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës, ka ardhur edhe reagimi nga një deputet i LDK-së.

Është Faton Bislimi, ai i cili përmes një statusi në Facebook e ka cilësuar si ndërhyrje në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Futja e pjesëtarëve të uniformuar e armatosur të një vendi fqinj në territorin tonë (kuptohet, pa leje), është cënim i drejtpërdrejtë i sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ky veprim nuk mund të cilësohet ndryshe pos tentim për agresion dhe si i tillë është i denueshëm me ligj ndërkombëtar.

Gjerësa Beogradi e bën problem ndërkombëtar deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së çfarëdo lëvizje të Policisë së Kosovës në veri të vendit tonë, hyrja e ushtrisë apo xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës në zonën kufitare të Karaçevës si në “bahçe të babës” është veprim agresiv i Serbisë ndaj Kosovës, i papranueshëm dhe i dënueshëm ndërkombëtarisht.

MPJ e jonë, nëse nuk është komplet e përgjumur, është tejet e ngathët në reagim për nxitjen e qarqeve relevante ndërkombëtare për reagim të drejtë e të domosdoshëm në interes jo vetëm të sovranitetit të vendit por edhe të stabilitetit rajonal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco