Ligji për UÇK-në promovon idenë e Shqipërisë së Madhe, ja pse u alarmuan ambasadat

Ligji për UÇK-në promovon idenë e Shqipërisë së Madhe, ja pse u alarmuan ambasadat

22:21, 07/08/2020

Profesori Blerim Latifi po vlerëson se Ligji për UÇK-në promovon idenë e Shqipërisë së Madhe, prandaj sipas tij edhe janë alarmuan ambasadat, shkruan Syri.net Kosova.

"Duket se pikërisht ky element, në ligjin për të cilin po flasim, i ka alarmu ambasadat perëndimore në Prishtinë. Sigurisht Serbia nuk do të vonojë t'i informoj shtetet fqinje të Kosovës se Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një ligj ku flitet për mbrojtjen e idesë për Shqipninë e Madhe, e cila implikon territoret e këtyre shteteve", ka shkruar Latifi në Facebook.

Sipas tij, natyrisht, një ligj që ka për objekt vlerat e luftës çlirimtare është i nevojshëm, por kjo nuk është mënyra më e mirë për ruajtjen e tyre. 

"Mënyra më e mirë është mbrojtja në Hagë dhe denoncimi publik i të gjithë atyre që në këto 20 vite pas luftës e kanë përdorë emrin e UÇK-së për të zhvatë dhe abuzu me institucionet publike:", ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë:

Ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, në kuadër të dispozitave të tij e paska edhe betimin e ushtarit të UÇK-së. Në...

Posted by Blerim Latifi on Friday, August 7, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco