Debat i ashpër për Ligjin e mbrojtjes së UÇK-së/SYRI.NET Kosova siguron dokumentin e plotë

Debat i ashpër për Ligjin e mbrojtjes së UÇK-së/SYRI.NET Kosova siguron dokumentin e plotë

19:20, 07/08/2020

Përderisa Kuvendi i Kosovës po diskuton Ligjin për mbrojtjen e luftës së UÇK-së ky ligj ka ngjallur reagime të shumta e sidomos nga ambasadorët e akredituar në Prishtinë por edhe Zyra e BE-së.

Syri.net Kosova ka siguaruar ekskluzivisht draftin  e plotë të Projektligjin i cili është duke u debatuar në Kuvend si nga partitë opozitare edhe nga misionet diplomatike në Kosovë.

Këtë ligj, qeveria e Kosovës më 14 korrik e ka mbështetur duke e proceduar në kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), fillimisht në prill të vitit 2018, ndërkaq në tetor të po atij viti ishte shqyrtuar në parim nga Komisioni i njëjtë funksional.

Më 30 prill 2020, Partia Demokratike e Kosovës, sërish i ka propozuar Kuvendit të Kosovës të njëjtin projektligj, pa ndonjë ndryshim në përmbajtje.

Ligji si i tillë po kundërshtohet nga misionet diplomatike por edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë ngase sipas tyre si i tillë ai po minon lirinë e shprehjes.

Përveç tyre, ky propozim po kundërshtohet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje por edhe nga subjektet tjera në Kuvendin e Kosovës./Syri.net Kosova

LEXONI DOKUMENTIN E PLOTË:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco