Pas dështimit të pazarit territorial, rikthehet 'Zajednica'

Pas dështimit të pazarit territorial, rikthehet 'Zajednica'

12:30, 07/08/2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq ka deklaruar se vazhdimi i dialogut me Kosovën do të vazhdojë me 7 shtator në Bruksel dhe sipas tij në këtë takim do të kërkojë që të bisedohet për çështje konkrete siç është formimi i Asociacionit të komunave të Kosovës me shumicë serbe.

‘Ne nuk po bisedojmë për problemet kryesore, pala serbe po përgatitet për vazhdimin e dialogut me 7 shtator, do të kërkojë realizimin e marrëveshjes së vitit 2013, e cila është nënshkruar nën mbikëqyrjen e BE-së, e që është formimi i këtij Asociacioni. Të shohim veprime konkrete..’ ka deklaruar Vuqiq në një konferencë për media në Beograd.

Sipas tij Serbia është e interesuar për vazhdimin e dialogut.

“Mirëpo, kërkojmë dialog të vërtetë, e jo vetëm atë se duhet t’i pranojmë. Këtë ia kamë thënë edhe Palmerit dhe Grenellit, iu kam thënë edhe para Thaçit, iu kam thënë të gjithëve. Unë i kuptoj ata, ajo është politikë e shteteve të tyre….Por, të flasim për hapjen e linjave hekurudhore, ajrore etj… kjo dikujt nuk po i intereson’, ka deklaruar Vuqiqi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco