Kjo është pasuria e ish-ministrit Arben Vitia

Kjo është pasuria e ish-ministrit Arben Vitia

12:13, 07/08/2020

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar raportet e deklarimit të pasurisë për vitin 2020 për zyrtarët publikë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Si pasuri të paluajtshme, ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë 150 mijë euro që thotë ta ketë trashëguar dhe një truall të bashkëshortes, vlera e të cilit sillet rreth 250 mijë euro.


Ish ministri nuk ka ndonjë detyrim financiar ndaj bankave. Por, gruaja e tij është në kredi rreth 22 mijë euro.

Si të hyra vjetore ka deklaruar pagën që e merrte nga Kuvendi i Kosovës në vlerë prej 1 mijë e 460 euro, derisa të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij sillen rreth 11 mijë euro, të cilat i merr nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës

Si para të gatshme në banka, Vitia ka thënë se i ka vetëm 1 mijë euro, derisa gruaja e tij ka 500 euro.


Vitia ka deklaruar një veturë Mazda në vlerë prej 12 mijë euro të blerë me kursime dhe huamarrje dhe veturën e bashkëshortes në vlerë prej 15 mijë euro, e blerë me kredi bankare.

Vitia ka deklaruar një veturë Mazda në vlerë prej 12 mijë euro të blerë me kursime dhe huamarrje dhe veturën e bashkëshortes në vlerë prej 15 mijë euro, e blerë me kredi bankare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco