Milionerë me paga shteti, politikanët e zyrtarët e lartë shtojnë pajustifikueshëm pasuritë në Kosovën e varfër

Milionerë me paga shteti, politikanët e zyrtarët e lartë shtojnë pajustifikueshëm pasuritë në Kosovën e varfër

10:15, 07/08/2020 Nga B.T

Edhe më tej në vendin tonë vazhdon pasurimi i zyrtarëve politik dhe atyre në pozita të larta apo drejtuese thuajse i të gjitha institucioneve.

Nga ana tjetër vazhdon të varfërohet  dita ditës  mirëqenia e votuesve  apo qytetarëve, të cilët po i zgjedhin politikanët apo udhëheqësit e tyre të pasuruar.

Publikimi i pasurisë  së zyrtarëve publik nga Agjencia Kundër Korrupsionit po tregon më së miri për rritjen e pasurisë së politikanëve dhe zyrtarëve të të gjitha institucioneve, ku secili ka pasuri më të madhe se tjetri. 

Por edhe ky deklarim nga ana e zyrtarëve  politik e atyre shtetëror mund të mos jetë i vërtetë, pasiqë  jo pak pasuri, dyshohet se  bartet tek familjarët e  persona tjerë, për të mos u zbuluar.

Edhe përkundër pasurimit marramendës, organet e ndjejkjes dhe hetuesisë nuk po ndërmarrin  veprime për ta luftuar këtë dukuri e cila   jo vetëm që po zvogëlohet, por vetëm sa po shtrihet e rritet.

"Syri.net" ka kërkuar informacione nga organet e akuzës, rreth hetimeve të pasurimit të zyrtarëve politik e atyre institucional, por pa marr përgjigje.

Avokati Nikë Shala, tha për "Syri.net", se fatkeqësisht në Kosovë janë një numër i politikanëve që janë pasuruar në shuma marramendëse me pasuri, qoftë të palujtshme apo lujtshme, ndërsa votuesit janë të zhgenjyer me premtimet e tyre boshe, se me ardhjen në pushtet do të ketë punësim, mirëqenie e kushte më të mira për jetë dhe perspektiv për të ardhmen.

Por sipas tij një pjesë e tyre nuk i përmbushën zotimet e dhëna, e si pasojë e gjendjes së krijuar, qytetarët po detyrohen të marrin rrugët e gyrbetit dhe dita-ditës Kosova e endrrave dhe e shpresës po zbrazet. 

"Organet kompetente të ndekjes duhet të dëshmojnë guxim profesional që ndaj këtyre që u pasuruan në menyrë të kundërligjshme, tu konfiskohet pasuria dhe të ballafaqohen me drejtësi, ashtu që të marrin dënimin meritor" deklaroi avokati Nikë Shala.

Drejtori i Institutit për Drejtësi Ehat Miftaraj, tha për "Syri.net", se deklarimi i pasurisë jo vetëm të politikanëve, por edhe të një numri të madh të akterëve të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë, po shpërfaq çdo vit rritje enorme të pasurisë së një kategorie të zyrtarëve të lartë publik, në shpërputhje me të hyrat e tyre. 

Sipas tij një praktikë e tillë vazhdon vit pas viti, kur mirëqenia sociale dhe financiare e këtyre zyrtarëve rritet vazhdimisht, ndërsa mirëqenia sociale e  numrit më të madh të qytetarëve të thjeshtë vazhdon të jetë e mjerueshme dhe në kufirin e ekzistencës.

"Karakteristikë e një fenomeni të tillë është padyshim se politika përmes ngritjes së pagave për prokurorë dhe gjykatës dhe përmes politizimit të këtij sistemi si duket kanë arritur një marrëveshje të pa shkruar ku njëra tjetra i ofrojnë pandëshkueshmëri dhe amnisti të plotë", tha Miftaraj. 

Analisti shtoi se kur politika blen heshtjen e sistemit të drejtësisë sigurisht se edhe kërkesa e qytetareve për të luftuar korrupsionin dhe pasurimin e shpejtë dhe në mënyre të pashpjegueshmetë kësaj kategorie do të vazhdoj vetëm të diskutohet në publik, por jo edhe të ketë rezultate konkrete.

Njohësi i çështjeve lirgjore Riza Smaka për "Syri.net", se një numër i konsideruar i pushtetarëve kosovar brenda një periudhe të shkurtër janë stërpasuruar në mënyra perversive kryesisht nga parat e fondeve të dedikuara për organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se këto janë nga tenderimet korruptive, nga abuzimet e funksioneve publike dhe nga ryshfetet (bribery). 

Sipas tij pak ish funksionarë dhe funksionarë publike të vendit tonë nuk  janë stërpasuruar nëpërmjet abuzimeve funksionale. 

"Le te llogarisim në forca politike të freskëta e të përkushtuara për ligjëshmëri, të cilat, ndër të tjera do ta sponsoronin, miratonin dhe implementonin edhe Ligjin për Origjinën e Pasurisë", tha njohësi i çështjeve ligjore.

Profesori Riza Smaka, shtoi për "Syri.net", se implementimi i atij Ligji do te zbulonte shume persona we kane uzurpuar asete publike dhe do te krijobte baze legale solide per konfiskimin e  pasurive korruptive si dhe procedimin penal kunder kryeseve te akteve penale ne ekonomi.

Avokati Elmi Qerimi, tha për "Syri.net", se organi i akuzës, Prokurori i shtetit ka autorizime që menjëherë në rastet e pasurimit të shpejt pasi të bëhet kallëzimi i veprës penale dhe të ndërmarrë veprime hetimore, të njetit mundë të fillojnë hetime edhe nga edhe nga lajmet të cilat publikohen në mjete të informimit.

E analisiti Blerim Latifit, tha e ka lexuar diku, por tash s'po i kujtohet autori: Në një vend ku të zgjedhurit pasurohen dhe zgjedhësit e tyre varfërohen përditë, të flasësh për demokraci është cinizëm!

Gazetari Enver Robelli, ka thënë se në një shtet normal e funksional firmat e politikanëve nuk marrin tendere nga shteti.

"Nejse, në Kosovë marrin. Sepse Kosova është shtet ndryshe. Shtet i zaptuesve. Për aq sa populli duron, zaptuesit nuk do të ngurrojnë të fusin duart në çdo arkë shtetërore. Ndoshta e lexon ndokush nga prokuroria këtë lajm...", tha Robelli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco