Skender Hyseni/ E din kohën kur do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Skender Hyseni/ E din kohën kur do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

22:32, 06/08/2020

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, tha se marrëveshja do të jetë brenda 12 muajsh.

Ai po thotë se brenda kësaj periudhe kohore ose do të ndodhë një marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovë dhe Serbisë, ose do të dështojë plotësisht ky proces pajtimi.

Megjithatë, Hyseni është pro asaj që duhet kapur momenti që i është dhënë dy vendeve ballkanike nga fuqitë europiane.

“Nuk bëhet fjalë për vite, por për muaj. Pra, viti i ka 12 muaj. Unë nuk do të pajtohem asnjëherë që ky proces të zvarritet dhe ky proces të rrëshqasë në biseda teknike, sepse unë s’kam besuar kurrë në biseda teknike me Serbinë. Kjo është bindje e imja dhe nuk dal kundër saj”.

“Brenda 12 muajsh presim që të kemi një marrëveshje me njohje reciproke ose krejt ky proces do të dështojë. Çdo gjë në rrafshin ndërkombëtar flet për një moment që Kosova dhe Serbia duhet ta grabisin për të çuar gjërat përpara.

Çdo zvarritje është dështim. S’e di nëse e ka kuptuar Serbia këtë gjë, por nëse e ka me gjithë mend integrimin në BE duhet ta kuptojë”.

Hyseni në Rubikon të Klan Kosovës tha se do të insistojë për biseda intensive në koordinim me BE-në, SHBA-të dhe Parisin.

Koordinatori i emëruar nga Avdullah Hoti tha se në skenën politike të Kosovës është domosdoshmëri pasja e unitetit për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

Për këtë arsye ai nuk është për vija të kuqe as me PDK-në që të lidhet në koalicionin aktual, por gjithashtu i bëri thirrje Vetëvendosjes që të emërojë një zyrtar për çështjen e dialogut.

“Nuk mund të vazhdojë dialogu me Serbinë pa një shumicë parlamentare. Është nevojë akute për një konsensus sa më të gjerë politik. Duhet të dalim me një zë në Bruksel, besa edhe në Washington”.

Hyseni që u nda tejet i kënaqur nga vizita në kryeqendrën amerikane tha se SHBA është plotësisht e përkushtuar në dialogun Kosovë-Serbi, përfshirë edhe të dërguarin special të Trumpit, Richard Grenell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco