Osmani 'godet' Hotin: Vdiqën 300 persona nga Covidi, prioritet janë pagesat për avokatët e Speciales

Osmani 'godet' Hotin: Vdiqën 300 persona nga Covidi, prioritet janë pagesat për avokatët e Speciales

21:21, 06/08/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar akuza të reja ndaj qeverisë së vendit, e cila udhëhiqet nga kolegu i saj partiak, Avdullah Hoti, shkruan Syri.net Kosova.

Osmani, ish-nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se teksa në vend është regjistruar viktima e 300-të nga koronavirusi, qeveria Hoti e ka parë më me prioritet t’i realizojë pagesat për avokatët e Gjykatës Speciale.

“Përkundër trendit alarmant, qeveria refuzoi trajtimin e ligjit anti-covid duke e konsideruar të panevojshëm, refuzoi buxhet për maska mbrojtëse dhe vaksina, ankohet se nuk ka mjaftueshëm shtretër përderisa prioritizon investime jo të domosdoshme infrastrukturore apo pagesa për fatura për avokatët e Gjykatës Speciale”, ka shkruar, ndër të tjera, Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot u shënua shifra e dhimbshme prej 300 jetësh të humbura; 300 ëndrra njerëzish u fikën në betejën kundër COVID-19....

Posted by Vjosa R. Osmani on Thursday, August 6, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco