Haradinaj kundër Hotit: S'ka dialog pa SHBA-në në tavolinë

Haradinaj kundër Hotit: S'ka dialog pa SHBA-në në tavolinë

20:29, 04/08/2020

Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë, kështu po vlerëson ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai për RTK-në ka thënë se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk jemi pjesë e takimeve, madje ai është kundër dialogut pa SHBA-në.

“Kosova nuk e ka luksin me zëvendësu lidershipin e dialogut nga SHBA-të me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak e Borell”, theksoi Haradinaj

Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj.”

Ndër të tjera ai shtoi se “nuk duhet privatizu dialogun me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco