Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës

Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës

12:34, 04/08/2020

Qeveria e Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti e ka mbajtur sot një mbledhje elektronike ku janë marrë disa vendime.

Pika e parë që mori miratimin e Qeverisë ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë plotësim-ndryshim anëtar i Komitetit Ndërministror është edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit.

Por vendimet më të rëndësishme ishin ato për shkarkimin e bordeve të përkohshme të drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike.

Kësisoj, janë ndërruar bordet e Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina”; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc”; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.Po ashtu, Qeveria ka emëruar bordet e përkohshme të këtyre katër ndërmarrjeve publike, si në vijim:1. Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco