Mimoza Kusari-Lila vazhdon ‘sherrin’ edhe me deputetin Xhavit Ukaj

Mimoza Kusari-Lila vazhdon ‘sherrin’ edhe me deputetin Xhavit Ukaj

21:44, 03/08/2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, i njohur si deputeti që iu vërsul kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, gjatë një seance të mbajtur në Kuvend javë më parë, ka thënë për deputeten Mimoza Kusari-Lila, se do t’ia mbyllim gojën edhe kësaj.

E këtë koment të deputetit Ukaj, e ka komentuar vet deputetja Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se nuk do të ndihet e rrezikuar nga deputeti Ukaj në ambientet e Kuvendit të Kosovës, e as nuk beson se do t’a ketë fatin e kryeparlamentares Osmani.

“Kjo gjuhë e tij është tepër e ulët, saqë nuk ia vlen fare të merrem me të. Gjuha nga disa deputetë ka degraduar dhe kjo nuk i shërben aspak institucioneve të Kosovës. Deputeti s’ka mundësi që të bëj asgjë ndaj meje si në rastin me kryeparlametaren Osmani, e as nuk ndihem e rrezikuar”, ka thënë deputetja Kusari-Lila .

Tutje ajo ka theksuar se këtë deklarim të deputetit Ukaj nuk do ta paraqes në polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco