Hyseni në takim me Palmerin, merr mbështetjen e SHBA-së për dialogun

Hyseni në takim me Palmerin, merr mbështetjen e SHBA-së për dialogun

18:41, 03/08/2020

Përfundon takimi i Hysenit me Palmerin, SHBA-ja konfirmon përkushtimin për dialogun

Ka përfunduar para pak çastesh takimi mes koordinatorit shtetëror për dialogun, Skender Hyseni me përfaqësuesin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Burime diplomatik kanë bërë të ditur për Syri.net Kosova, se takimi në mes Skender Hyseni me përfaqësuesin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.  ka zgjatur rreth një orë dhe se në të Kosovës i është konfirmuar përkushtimi i plotë i SHBA-së për procesin e negociatave me Serbinë.

Sipas  këtij burim Washingtoni do të mbështes fuqishëm dialogun dhe me veprime konkret të cilat do të realizohen nga diplomatet amerikan të cilat janë të ngurua nga Departamenti i Shteti, hapat e para pritet të realizohen në fillim të shtatoret kanë saktësuar durime diplomatike.

Pas takimi Skender Hysesi ka shkrua në fecbook


Sot në Washington D.C. pata një takim të gjatë dhe përmbajtësor me Zëvendër Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, I cili ështe edhe Emisar Special amerikan për Ballkanin Perendimor. Pasi e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel, me Zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shterruese me qellim të koordinimit me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë,


Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE-së, roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm, me përunjësi i kërkova Zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel.


Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve Republikës së Kosovës në këtë process, Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jet me Ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse


Pas takimit me Mathew Palmer, poashtu zhvillova nje bisedë të gjatë me z. Ryan Tully, Drejtor i Lartë dhe znj Amanda R. Ahlers, Drejtore për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Biseda poashtu kishte në focus dialogun e rinisur në Bruksel por edhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco