Ish- këshilltari i Kurtit, Driton Tali/  Do të ishte lajm kur sekretari Pompeu ta pranojë në takim Skender Hysenin

Ish- këshilltari i Kurtit, Driton Tali/ Do të ishte lajm kur sekretari Pompeu ta pranojë në takim Skender Hysenin

18:12, 03/08/2020

Në media ka qarkulluar lajmi se koordiantori për dialog, Skender Hyseni është refuzuar për takim nga Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo.

Ai ka reaguar ndaj këtij lajmi duke e hedhur poshtë dhe duke e quajtur spekulim dhe të pavërtetë.

Ndërsa,  rreth kësaj çështje  ish- këshilltarin e Kurtit, Driton Tali, i cili ka thënë se kur e merr një punë mrapsht nuk ka si të dal rezultari mbarë.

Tali, tutje ka thënë se do të ishte lajm sikur sekretari Pompeo do të kishte pranuar të takohet me Skender Hysenin.

“Më duhet ta përsëriti vetën: kur e merr një punë mbrapshtë s'ka si të dal rezultati mbarë!!! Bile, kur e marrim punën me gjithë korrektësi e me zell dhe me përkushtim shpesh ndodhë që të dështojmë e lëre më kur e merr një punë me hile. Andaj, asgjë për t'u habitur. Do të ishte lajm sikurse sekretari Pompeu ta kishte pranuar z Hyseni”, ka thënë Tali.

“Kë dhe çka përfaqëson i ashtuquajturi "Koordinator shtetëror për dialogun Kosovë - Serbi"? Koha e politikëbërjes si në vaktin e UDB'ës ka perënduar përgjithmonë. Siç po duket disa nuk e kanë të qartë këtë gjë”, është shprehur Tali  

Në fund, ai ka thënë se qeveria e tanishme po mendojnë se mund të imponojnë gjërat edhe tek diplomacitë botërore.

“Ata po mendojnë se pse po munden me ja imponue gjërat një pjese të qytetarëve kosovarë, për shkak të gjendje së tyre ekonomike, munden edhe diplomacisë botërore.

Po harrojnë se ambasadat në Kosovë e kanë për detyrë t'i raportojnë eprorët e tyre në vendet amë për gjithçka çka ndodhë me rëndësi”, ka përfunduar Tali

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco