Skandali/ Arrestimi i veteranit të UÇK, zëdhënsi i policisë e mohoi lajmin....

Skandali/ Arrestimi i veteranit të UÇK, zëdhënsi i policisë e mohoi lajmin....

14:34, 02/08/2020

Gjatë paradites së stome u njoftua në media se ishte arrestuar një veteran i UÇK nga policia shqiptare.

Ljmi në fillim u publikua nga kreu i shoqatës së veteranëve të UÇK në Kosovë çka solli edhe reagime të menjëhershme të klasës politike por edhe më gjërë.

Por ajo çka të bie ne sy është se lajmi u konfirmua nga Ministrja e Jashtme e Kosovës e cila deklaroi se është shoqëruar e me pas është liruar veterani i UÇK.

Por lajmi i arrestimit te veteranit të luftës  që u publikua në media u hodh poshtë nga vetë zëdhënsi i policisë së Shtetit Shqiptar i cili sipas gazetës panorama.al e ka mohuar të jetë ndalaur nje ish veteran i UÇK dhe pikërisht Murtez Kastrati nga Lipjani.

Kjo është e plotë ajo çfarë shkruan gazeta pasi ka kantuktuar me Mullain:

“Por, zëdhënësi i policisë së Shtetit, Gent Mullai i kontaktuar nga “Panorama Online” thotë se lajmi nuk është i vërtetë, duke mohuar kështu pretendimet shoqatës së veteranëve të Kosovës, sipas të cilave, Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani ishte ndaluar në Shqipëri”.

Kjo tregon se policia e shtetit është shumë serioze në arrestimin e njerëzve me urdhër të Serbisë po nuk ka pikën e seriozitetit kur mundohet të fshehë të vertetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco