Deputeti i VV'së: Deputetët e LDK-së me fjalë brengosen për qytetarët, ndërsa me votë për Hashimin

Deputeti i VV'së: Deputetët e LDK-së me fjalë brengosen për qytetarët, ndërsa me votë për Hashimin

22:17, 01/08/2020

Kryetari i Komisionit për Financa dhe Transfere në Kuvend, Hekuran Murati njëherësh edhe deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka rikujtuar disa vendime që u morën në seancën që u votua rishikimi i buxhetit.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se Lidhja Demokratike e Kosovës e cila refuzoi të votoj amandamentin për të siguruar maska falas për të gjithë qytetarët e Kosovës, ishte ajo që votoi  amandamente në vlerë rreth 20 milionë euro për  të votuar 'buxhetin e Hashimit" siç thotë ai.

"Me ba me i ngu, fjalimet krejt i kanë se si po brengosen për qytetarët. Ama me votë, buxhetin Hashimit' shkruan Murati

Shkrimi i plotë:

Sa për rikujtim, në seancën që u votua rishikimi i buxhetit,

LDK-ja votoi amandamente në vlerë rreth 20 milionë euro për:
- Rritjen e buxhetit të Presidentit Thaçi
- Rritjen e buxhetit të RTK-së
- Rritjen e buxhetit për mbrojtje në Gjykatë Speciale

Ndërsa votoi kundër:
- Shpërndarjes së maskave falas për qytetarët që do të kushtonte 3 milionë euro

Me ba me i ngu, fjalimet krejt i kanë se si po brengosen për qytetarët. Ama me votë, buxhetin Hashimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco