Thaçi nuk e bëri këtë sakrificë-dorëheqjen për Kosovën

Thaçi nuk e bëri këtë sakrificë-dorëheqjen për Kosovën

18:56, 15/07/2020

Analisti Liri Loshi, tha se gjithnjë ka thënë se ai që e ndien veten ushtar i UÇK-së, nuk duhet të hesht para asnjë pyetje, qoftë në hetuesi qoftë në sallën e gjyqit, siç kanë bërë disa të akuzuar më parë.

Sipas tij lajmi se Hashim Thaçi po iu përgjigjet pyetjeve, është pozitiv. Por, lajmi tjetër se presidenti i Kosovës po akuzohet për krime të rënda të luftës, po tingëllon shumë rëndë dhe vrazhdë. 

Ai shtoi se është një gjë me të cilën asnjë shqiptar nuk duhet të ndihet mirë, as të ndihet krenar.

"Në botën e civilizuar politikanët dorëhiqen për gjera shumë më të vogla, në mënyrë që mbi institucionin që përfaqësojnë të mos pushojë ndonjë re e zezë për asnjë moment. Thaçi nuk e bëri këtë sakrificë për Kosovën. Unë mendoj se ai gaboi. Sidoqoftë, është e drejtë e tij të zgjedh dhe uroj që edhe atij, edhe neve, të na dalë mirë", tha Liri Loshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco