Reagon zëdhënësi / PDK-ja e ka kryetarin Kadri Veselin

Reagon zëdhënësi / PDK-ja e ka kryetarin Kadri Veselin

15:30, 15/07/2020

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi i ka quajtur “spekulime dashakeqe” raportimet për një kryetar të ri në PDK.

Ai i ka demantuar të gjitha raportimet në media, derisa ka thënë se PDK-ja e ka liderin e saj që është Kadri Veseli.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka kryetarin dhe liderin e saj politik Kadri Veseli. Spekulimet dashakeqe se në Partinë Demokratike të Kosovës janë duke u diskutuar emra për të zëvendësuar Veseli, janë tërësisht të pavërteta!”, ka shkruar ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco