Serbia nuk po i dënon krimet e kryera në Kosovë, duhet të krijohet Gjykatë Speciale me juristë të huaj

Serbia nuk po i dënon krimet e kryera në Kosovë, duhet të krijohet Gjykatë Speciale me juristë të huaj

15:06, 15/07/2020

Avokati Arianit Koci ka thënë se është koha që të krijohen Dhomat e Specializuara të Serbisë me juristë ndërkombëtarë. Koci ka thënë se Dhomat e Specializuara të Serbisë së bashku me Dhomat e Specializuara të Kosovës do të mund të sjellnin paqen dhe pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve, raporton Syri.net Kosova. 

Avokati Koci përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Qendra për të Drejtën Humanitare që nga viti 2013 ka deponuar kallëzime penale për krimet e kryera në Kosovë, por prokuroria sebe nuk e ka filluar asnjë hetim kundër të dyshuarve.

“Qendra per te Drejten Humanitare, prej vitit 2013 ka deponuar kallëzime penale për krime të kryera në Kosovë – nga forcat paramilitare dhe forcat e rregullta serbe në: Pejë, Krushë të vogël, Savina vodë, Vushtrri, Goden, Kralan, Landovicë, Polklek dhe Gjakovë. Shtatë vjet më vonë, Prokuroria serbe nuk e ka filluar asnjë hetim kundër të dyshuarve për rastet e lartcekura”, ka thënë Koci.

Avokati Koci po ashtu ka thënë se nga 2557 raste të Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi deri në nëntor të vitit 2019 vetëm 15 janë në fazën e hetimit.

“Në anën tjetër, sipas Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi, deri në nëntor 2019, janë gjithsej 2557 raste në fazën preliminare, dhe vetëm 15 raste janë aktive, apo në fazën e hetimit. Kjo zvarritje sistematike po e determinon një situatë ku provat po zbehen dhe dëshmitarët po vdesin, për shkak të kalimit të kohës. Është evidente që hetimi i krimeve të forcave paramilitare dhe forcave të rregullta serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë nga ana e sistemit të drejtësisë në Serbi – është farsë”, ka shkruar Koci.

Ai tutje është shprehur se Gjykatat serbe nuk duan të hetojnë dhe gjykojnë krimet e kryera në Kosovë.

“Gjykatat serbe nuk duan dhe nuk kanë kapacitet për hetimin dhe gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë. Prandaj, besoj që është koha që edhe në Serbi të krijohet një gjykatë ekuivalente me Dhomat e Specializuara të Kosovës – gjykatë dhe prokurori e cila do të përbehej vetëm prej juristëve eminentë ndërkombëtarë”, ka thënë ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco