Specialja e pezullon përfshirjen e PDK-së në qeverinë Hoti

Specialja e pezullon përfshirjen e PDK-së në qeverinë Hoti

17:50, 14/07/2020 Nga B. T

Duke parë se institucionet, konkretisht Kuvendi i Kosovës, nuk po mundet të ketë kourum apo vota të mjaftueshme për miratimin e shumë vendimeve, marrëveshjeve e çështjeve tjera, po flitet mundësia që edhe PDK-ja të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Njohësit e rrethanave politike kanë vlerësime të ndryshme rreth përfshirjes edhe të PDK-së dhe kushtet apo postet qeveritare e të tjera të kërkuara nga kjo e fundit.

Derisa zyrtarët  e LDK-së të cilët edhe udhëheqin me Qeverinë e Kosovës dhe  ata nga PDK-ja, i cili subjekt që nga  përfundimi i zgjedhjeve ka premtuar se do të mbetet opozitë vazhdojnë të mos flasin rreth mundësisë së përfshirjes në qeveri.

Zyrtarë të PDK-së ashtu edhe ata të LDK-së nuk kanë folur për "Syri.net" rreth mundësisë së përfshirjes së PDK-së në Qeverinë me disa subjekte politike.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend Blerim Burjani, tha për "Syri.net", se deri më tash nuk ka sinjale se PDK-ja do të jetë pjesë e qeverisë, pas ngjarjes me Gjykatën Speciale është totalisht e pa qartë situata.

Ai shtoi se a do të pranoj ky subjekt politik të bëhet pjesë e qeverisë gjasat janë të vogëla shumë apo kurrfare që PDK-ja për momentin e tashëm se do të bëhet pjesë e qeverisë. PDK-ja, ka gjasa të inkorporohej në koalicionin qeveritar. 

Ndërsa njohësi Riza Smaka, tha për "Syri.net", se PDK-ja, ka gjasa të inkorporohej në koalicionin qeveritar. 
Sipas tij nëse do të inkuadrohej mund të pritej që PDK-ja të kërkojë madje të fitojë ministri pak ca më relevante dhe me peshë.

Shantazhimet gjatë arritjes së koalicionit qeveritar në vendin tonë e veçanërisht në këtë aktualitet janë të paevitueshme, aq më parë kur Qeveria aktuale është e lodhtë, e formuar në rrethana problematike kushtetutare, madje me dy vota invalidore si dhe e mbështetur me minimumin e mandateve parlamentare.

Ai shtoi se Ministria e Drejtësisë, ajo e Punëve të Brendshme, Ekonomisë, Infrastrukturës, secila sosh është pak ca më atraktive për secilin subjekt politik e tjera parlamentar.

"Pra edhe për PDK-në nëse do të inkuadrohej në koalicionin qeveritar dhe atë kryesisht për hir të investimeve më të shprehura e për aq për hir të tenderave në venin tonë "frytdhënës" për transaksione jo rrallë herë korruptive", tha Riza Smaka.

Nënrkyetari i LDK-së Lutfi Haziri, tha për "Syri.net" tha se për përfshirjen e PDK-së në qeveri dhe kushtet e postet e ndara vendosin kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ai i PDK-së Kadri Veseli.   

"Syri.net" ka kërkuar përgjigje nga jo pak zyrtarë të lartë të LDK-së e PDK-së rreth kësaj çështjeje, por nuk janë përgjigjur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco