Këlmendi për ‘Çim Peka Live’: Kosova duhet të mendojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, pse jo president jo politik

Këlmendi për ‘Çim Peka Live’: Kosova duhet të mendojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, pse jo president jo politik

22:25, 13/07/2020

Në lidhje direkte me Çim Peka Live, drejtuesi I emisionin ‘Rubikon’ në Kosovë, Adriatik Këlmendi, është ndalur edhe te aktakuza ndaj Thaçit por edhe ajo që duhet të ndodhë tani e tutje ku shprehu mendimin se është mirë që Kosova për shkak të shumë sfidave duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse.

‘Në momentin që po flasim kemi 4 sfida të paparashikueshme, vetëm një vit më herët.

Nuk është kaluar çështja me pandeminë, dhe në këtë moment kemi vdekje të shumta si dhe prognoza ku mund të përkeqësohet situate.

Kjo mund të sjellë krizën ekonomike.

Ka një alarm të shtuar nga bizneset që mund të kemi në një krizë financiare.

Shto këtu edhe një luftë politike dhe përballjen me Gjykatën Speciale,  pa harruar dhe dialogun me Serbinë

Kush mund ti përgjigjet këtyre sfidave.

Është moment që të mendojmë për një qeveri gjithëpërshirësë, deri në pranverën e ardhshme, ku të përfshihet jo vetëm PDK por edhe Vetëvendosja.

Dhe për zgjegdje të reja të ketë një pajtueshmëri.

Osë të dështohet me zgjedhjet Presidenti dhe të shkohet në zgjedhje të reja

Mund të ketë shumë kombinime.

Mua më duket simpatike, ideja për një President që nuk vjen nga forcat politke.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco