Skandal në doganë/ Kim Mehmetit i ndalohet të hyjë në Kosovë

Skandal në doganë/ Kim Mehmetit i ndalohet të hyjë në Kosovë

17:54, 13/07/2020

Një skandal i vërtetë ka ndodhur mesditën e sotme në doganë e Vërmicës, Kosovë.

Policia kosovare ka ndaluar publicistin Kim Mehmeti dhe familjen e tij.

Sipas publicistit, policia ka ndaluar vetëm atë në kufi, ndërsa ka lejuar të kalojnë të gjithë qytetarët e tjerë.

Policia i ka kërkuar atij, testim e koronavirusit Covid-19.

Vetëm unë dhe familja ime u ndaluam në doganë, sepse qytetarët e tjerë po kalonin lirshëm.

I pyeta se kur ka dalë ky urdhër dhe më thanë që ka dalë sot, por nuk më treguan ndonjë dokument’, ka thënë Kim Mehmeti për SYRI TV.

Ndalimi i Mehmetit dhe familjes së tij është bërë ndërsa ata po ktheheshin nga pushimet në Velipojë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco