Prapë përplasje në mes të Osmanit e Hotit

Prapë përplasje në mes të Osmanit e Hotit

11:39, 09/07/2020

Prejse LDK-ja e ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozita e nënkryetares dhe në vend të saj e ka emëruar kryeministrin Avdullah Hoti, këta të dy kanë shkëmbyer replika në vazhdimësi dhe kanë shpërfaqur mospajtime gjatë gjithë kohës.

Sot këta të dy kanë shkëmbyer replika në distancë derisa po mbahej një seancë në Kuvend.

 

Arsye ishte seanca e kaluar parlamentare kur kryeministri tha se ka prezantuar platformën e tij për dialog me Serbinë, por me këtë nuk u pajtua kryetarja e Kuvendit.

Sipas kryeministrit Hotit, në seancën e kaluar ai ka mbajtur një fjalim ku ka treguar se cila është platforma e tij, por Osmani i tha se seanca e kaluar ishte thjesht debat, jo prezantim i platformës sepse ajo vjen e shkruar.

Gjithashtu Hoti tha se ka kërkuar të formohet një grup i veçantë parlamentar që do ta mbikëqyrte delegacionin dialogues në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, por edhe këtu ka hasur në kundërshtim ne Osmani.

“Grupet parlamentare nuk formohen ad hoc, por ato i formojnë deputetët e Kuvendit dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha Osmani.

  •  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco