Takimi Hoti – Macron në Paris për dialogun nis në orën...

Takimi Hoti – Macron në Paris për dialogun nis në orën...

11:20, 07/07/2020

Në orën 11.30 ka nisë takimi  ndërmjet presidentit të Francës Emanuel Makron dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti. Lajmin e kë bërë të ditur zëdhënësi i kryeministrit Xhavit Beqiri, i cili ka paralajmruar komunikatë për medie pas takimit.

Kryeministri Avdullah Hoti, mbrëmë, ka udhëtuar drejt Parisit për takimin që sot do të ketë me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Takimi Hoti-Macron do të fillojë në orën 11:30 në pallatin presidencial të Elizesë. Një gjë të tillë për Syri.net Kosova e ka konfirmuar, Xhavit Beqiri, nga Kryeministria.

“Kryeministri Hoti bashkë me presidentin Macron do të nisin takimin në ora 11: 30. Pas këtij takimi, zyra e Kryeministrit do të tregojë se për çfarë është diskutuar”, ka thënë ai.

Ky takim mes Hotit dhe Macronit në kryeqytetin francez, i paraprin Samitit virtual të Parisit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e që do të mbahet më 10 korrik.

Ndërkohë pas kësaj video-konference me Merkel dhe Macron, Hoti do të udhëtojë drejt Brukselit më 12 korrik për të marrë pjesë në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell.

Bashkimi Evropian do të jetë nikoqir i rikthimit të bisedimeve Kosovë – Serbi, pas dështimit të takimit në Washington, që erdhi si rrjedhojë e propozim – aktakuzës së Speciales ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Kësaj here në Bruksel, Prishtina dhe Beogradi nuk do të përballen në nivel presidentësh, pasi që Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Avdullah Hoti derisa Serbinë, presidenti Aleksandër Vuçiq.

Ata nuk komentojnë nëse pas kësaj propozim – aktakuze e shohin Thaçin si legjitim për të përfaqësuar shtetin në bisedime, megjithatë, shtojnë se janë vetë shtetet që kanë caktuar përfaqësuesit e tyre.

Zëdhënësi i BE’së Peter Stano ka thënë p se ata nuk i zgjedhin bashkëbiseduesit e tyre, e se varet nga të dy shtetet që të zgjedhin kush i përfaqëson në dialog e kush do të jetë pjesë e delegacionit.

“Më shumë informacione për takimin e të dielës do të bëhen publike së shpejti. Ndërsa, sa i përket përfaqësuesve, Bashkimi Evropian nuk i zgjedh bashkëbiseduesit e saj. Varet nga Kosova dhe Serbia që të vendosin se kush do t’i përfaqësojë në dialog dhe kush do të jetë pjesë e delegacionit të tyre”.

Ky pritet të jetë takimi i parë në mes të dyja shteteve pas gati dy vitesh prej kur dialogu është pezulluar si pasojë e taksës së vendosur nga ish’qeveria në krye me Ramush Haradinajn, që kishte ardhur si rrjedhojë e fushatës së Serbisë për heqjen e njohjes së Kosovës.

Nga BE’ja kanë bërë të ditur se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të jetë udhëheqës i takimit, derisa i pranishëm do të jetë edhe emisari i BE’së për dialogun Miroslav Lajçak

“Në takim do të rinisin diskutimet për të punuar në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore e obligative për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u marrë me të gjitha çështjet e pazgjidhura”, thuhet në njoftimin e Brukselit.

Kjo iniciativë e ngjeshur e Brukselit vjen pas dështimit të takimit të Washingtonit i cili ishte iniciuar nga emisari i Trump, Richard Grenell.

Tashmë nga Washingtoni pritet të caktohet një datë e re e takimeve, derisa në Kosovë me gjasë do të ketë një rikompozim institucional, pasi që presidenti i vendit nuk do të mund të udhëtojë drejt SHBA-së, pas bërjes publike të propozim-aktakuzës së Speciales.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco