Pritje të mëdha nga Presidenca gjermane për liberalizimin e vizave

Pritje të mëdha nga Presidenca gjermane për liberalizimin e vizave

10:50, 07/07/2020

Marrëdhënia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është strategjike dhe e veçantë. Në kohëra të vështira, përkrahja gjermane ishte vendimtare për përpjekjet e paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë, dhe sot Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës Euro-Atlantike, e sigurisë dhe stabilitetit të saj, tha ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj.

Kësaj marrëdhënieje strategjike i shtohet vlera me diasporën tonë në Gjermani, të cilët janë kontribues të mëdhenj të miqësisë sonë historike, politike e ekonomike.

"Në bisedën telefonike që pata sot me ministrin e Jashtëm Gjerman Heiko Maas, diskutuam rreth gjendjes së vështirë me pandeminë, zhvillimeve politike në Kosovë, dhe pritjet e mëdha në Presidencën Gjermane të BE-së rreth përmbylljes së agjendës së liberalizimit të vizave", tha Haradinaj.

Ministrja tha se e falënderoi ministrin Maas për qëndrimin parimor që ka mbajtur Gjermania në favor të ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës, dhe shpreha besimin se dialogu me Serbinë do të zhvillohet duke respektuar këtë parim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco