Po hetohen vdekjet e dyshimta me Covid-19, kërkohet dorëheqja e ministrit Zemaj

Po hetohen vdekjet e dyshimta me Covid-19, kërkohet dorëheqja e ministrit Zemaj

17:43, 06/07/2020

Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte njoftuar se do të rrisin kapacitet për testim virulogjik. Kështu siç është zotuar ai do të bëhen 500 teste brenda ditës dhe do të ngritën kapacitetet testuese në qendrat rajonale.

Deri më tani këto testime janë kryer vetëm nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Për këtë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti u zotua se instituti do të mbikëqyr institucionet private që do të kenë mundësinë që të kryejnë këto testime.

“ Në kuadër të grantit të shëndetësisë kosovare, Ministria e Shëndetësisë ka paraparë që të rris kapacitet testuese edhe në qendrat rajonale të Shëndetit Publik….Normalisht krahas testimeve virulogjike, në planin e veprimit që pritet të miratohet gjatë kësaj jave, priten që të ketë testime edhe serologjike, dhe në këtë aspekt do t’i jepet përgjegjësi e shpërndarë edhe për qendrat rajonale të shëndetit publik, me gjasë edhe për kujdesin parësor dhe do të analizohet edhe aspekti i lejimit që testimet të kryhen në institucione private, por gjithsesi të mbikëqyrura nga IKShP dhe duke zbatuar ato kritere apo standarde që janë të aplikueshme dhe të verifikueshme”, thekson ai.

Sipas Hotit, institucionet private duhet të aplikojnë në mënyrë që të licencohen për këto testime. Për këtë, kreu i ekzekutivit dje tha se do të vendosin buxhetin në dispozicion për të siguruar 100 mijë teste, deri në 500 mijë vaksina sezonale, për të siguruar vaksina COVID në lidhje me protokollet e OBSH-së.

Për këtë zëdhënësi i MSh-së, tha se kosto do të jetë e lartë, por që sipas tij, do të rialokohen mjetet me rishikim të buxhetit.

“Kosto do të jetë më e lartë, por ajo që qeveria e vendit ka thënë në takimin e fundit, ka ofruar mundësinë që të rialokohet buxhet me rishikim të buxhetit dhe të gjenden fondet, që për mungesë të fondeve të mos mbetet pajisja e ndonjë qendre për aparaturë, dhe të mos jetë e pamundur që të kryhen testime serologjike”, shtoi ai.

Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 dhe të të vdekurve, janë vendosur masat e reja kundër Covid-19. Kufizimi i lëvizjes në Prishtinë, Prizren, Vushtrri dhe Ferizaj, si dhe mbyllja e lokaleve të gastronomisë në gjithë Kosovën nga ora 21:00 deri në 05:00, të mëngjesit kanë nisur që nga sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco