Qeveria ndalon tubimet mbi 50 persona por për protestën e OVL-së nuk din si të veprojë

Qeveria ndalon tubimet mbi 50 persona por për protestën e OVL-së nuk din si të veprojë

16:17, 06/07/2020

eteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vendosur të dalin në protestë, pas vendimeve të Gjykatës Speciale për të ngritur aktakuzë ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Por, protesta në rrethana kur numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet është tejet problematike.

Gjithashtu, qeveria pati deklaruar se ka marrë vendim që t’i ndalojë tubimet me mbi 50 persona.

Por, numri dy i saj, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ka të vështirë t’ua japë një këshillë veteranëve, se a ta bëjnë protestën a jo.

Ai është takuar sot me përfaqësuesit e OVL-së, por ka deklaruar se u takon atyre të vendosin.

“Kam takuar sot shoqatat, kam takuar Nasim Haradinajn nga OVL-ja me kolegët për organizimin e protestës. Por në asnjë rrethanë dhe në asnjë moment nuk mund t’u them bëjeni ose mos e bëni”, pohoi Tahiri.

“Protesta paqësore, duke e ditur që kjo protestë bëhet për të mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së, është e drejtë e tyre”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco