'Situata krejtësisht jashtë kontrollit' , shpërthejnë kritikat ndaj qeverisë Hoti

'Situata krejtësisht jashtë kontrollit' , shpërthejnë kritikat ndaj qeverisë Hoti

19:25, 04/07/2020 Nga D.G.

Kosova është duke u përballur me pandeminë e Covid-19 për afro pesë muaj, ku deri më tani në vendin tonë kanë vdekur 64 persona.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë u shënua edhe një rekord i zi, pasi gjashtë persona humbën jetën nga COVID-19 brenda 24 orëve.

Shtimi i rasteve me fatalitet ka bërë që të vijnë reagime të ndryshme nga fytyra publike në vend.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se përveç punës së palodhshme të mjekëve dhe infermierëve, fatkeqësisht nuk po shohim as angazhimin më të vogël nga Qeveria në menaxhimin e situatës aktuale.

"Kosova para pak kohësh renditej ndër vendet me menaxhimin më të mirë ndërsa sot kjo qeveri me mosveprim ia ka kthyer shpinën qytetarëve dhe Kosova renditet ndër vendet me numrin më të madh të qytetarëve të infektuar." ka shkruar Haxhiu.

 

 

Juristi Ehat Miftaraj, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se situata tani është krejtësisht jashtë kontrollit, duke kritikuar edhe qeverinë për pasivitetin e saj karshi kësaj situate.

"Kjo pandemi nuk luftohet me deklarata, komunikata, apele apo foto për marketing" ka shkruar Miftaraj.

Tutje, Miftaraj shkruan se qytetarët kanë mbetur nën mëshirën e fatit.

"Ska mbet tjetër vetëm të presim se cili nga ne do të jetë viktima e radhës dhe të bëhemi pjesë e statistikave të IKSHP, dhe lajmërimit se viktima e radhës kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, dmth një komunikatë shabllon" shkruan ai.

 

 

Ndërsa analist, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook, ka drejtuar një varg pyetjesh për insituticionet pas heqjes së masave kufizuese.

Në mesin e pyetjeve, ai ka kërkuar të njoftohen qytetarët, se cilat janë pasojat në jetë njerëzish nëse vazhdohet me qasjen momentale nga institucionet, poashtu dhe cilët sektorë të ekonomisë janë kontribuesit më të mëdhenjë në shtimin e numrit të infektuarve.

 
 
 

Ndërsa Agron Demi, nga Instituti GAP përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se Kosova tani është në mesinnë mesin e vendeve që janë duke e humbur luftën me pandeminë.

Demi shton se për shkak të kësaj, Kosova është futur në listën e vendeve ku konsiderohet rrezik me udhëtu, si dhe ata që dalin nga Kosova duhet të karantinihen për 10-14 ditë, ndërsa  kjo është arsyeja përse diaspora nuk do ta vizitoj Kosovën fare këtë verë, e kjo do të ndikoj dukshëm në ekonomi.

"Nga mbyllja totale, në anarki totale. Nuk po kërkon askush mbyllje totale të ekonomisë, por një fushatë më agresive të shtetit për vetëdijësim, si dhe dënim të atyre që shkelin masat" shkruan Demi.

 

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco