Serbia nuk është e gatshme për njohje të ndërsjellë

Serbia nuk është e gatshme për njohje të ndërsjellë

16:21, 04/07/2020

Mesazhi që ka dërguar sot presidenti i Serbisë nga Beogradi, gjatë vizitës së tij aeroportit të Beogradit, ku po përcillte fluturaket pa pilotë të ushtrisë së Serbisë, janë shumë të qarta, thotë analisti Sabri Kiqmari.

Sipas tij Serbia po punon në rritjen e kapaciteteve luftarake dhe nuk është e gatshme për njohje të ndërsjellë. 

Ai shtoi se ironia, arroganca dhe vendi i përzgjedhur për të përcjellë një mesazh të tillë janë një indikacion i qartë se do të kalojë shumë kohë deri te një marrëveshje e drejtë dhe racionale në mes të dy vendeve. 

"Politika jonë e jashtme duhet t’i lexojë me kthjelltësi këto mesazhe dhe të ndërmarrë veprimet adekuate, tha njohësi Sabri Kiqmari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco