Qytetarët e Kosovës admirojnë pafundësisht modelin amerikan

Qytetarët e Kosovës admirojnë pafundësisht modelin amerikan

13:56, 04/07/2020

4 Korriku - Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon një ditë monumentale për SHBA-të, si dhe një ditë kthese në historinë e re të Kosovës, si vend liridashës, tha kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli.

Sipas tij Republika e Kosovës si vend i ri, është pasqyrim i vlerave të përbashkëta me ato të kombit amerikan, dhe mu për këtë, qytetarët e Republikës së Kosovës admirojnë pafundësisht modelin amerikan. Kjo bënë që aleanca jonë me SHBA-të, të jetë aleancë përjetshmë, parimore dhe unike.

Ai shtoi nga lufta jonë për liri dhe pavarësi deri në luftën tonë për t'u bërë një shtet i barabartë në bashkësinë ndërkombëtare, gjithmonë kemi pasur sukses kur qëndruam së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Andej dhe këtej oqeanit, Kosova dhe populli shqiptarë, festojmë bashkë më miqtë tanë amerikan, përjetësisht! Urime qytetarëve të SHBA-ve!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco