Mustafa uron Qeverinë e popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë

Mustafa uron Qeverinë e popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë

13:37, 04/07/2020

Me rastin e 4 Korrikut - Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë mesazh urimi për popullin dhe qeverinë amerikane:

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e uroj Qeverinë dhe popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë - 4 Korrikun", tha Mustafa.

Kjo ditë sipas tij është moment kthese për historinë botërore dhe shënon arritjen e suksesshme të të gjithë atyre që i besuan idealit për liri, demokraci dhe paqe.

Për idealet e njejta populli i Kosovës u mishërua dhe kjo lidhje e përbashkët mes SHBA-ve dhe Kosovës e ka shndërruar Kosovën në aleatin e parezervë që SHBA-të e kanë sot dhe do ta kenë gjithmonë edhe në të ardhmen.
Shfrytëzoj rastin ta shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e paparë të SHBA-ve që e ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe sot për zhvillimin e saj.

Pa mbështetjen e SHBA-së, çlirimi dhe vetë ekzistenca e Kosovës si shtet do ishin thuajse të pamundura, andaj i jemi përjetësisht mirënjohës.

Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco