A bëri vepër penale kryeministri Hoti në paraqitjen e tij publike?

A bëri vepër penale kryeministri Hoti në paraqitjen e tij publike?

12:48, 04/07/2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka dal sot në një konferencë për media bashkë me dy kryetarët e Odave Ekonomike ku tha se diskutuan për pakon e rimëkëmbjes ekonomike si pjesë e programit qeverisës.

Në këtë takim, kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës dhe ai i Odës Amerikane janë shfaqur me maska, por jo edhe kryeministri Hoti.

Më 29 qershor, kryeministri Avdullah Hoti ishte deklaruar para mediave lidhur me situatën e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Hoti kishte thënë se është vepër penale mos mbajtja e maskës.

“Kemi 49 raste me fatalitet, Klinka Infektive është e stërmbushur, nuk ka vende më për njerëz në klinikë. Tash ministri, Drejtori i Institutit janë duke krijuar hapësira shtesë nëpër klinika të tjera dhe spitale regjionale, masat janë të thjeshta shumë të thjeshta dhe të qarta, maskat, distanca fizike, larja e duarve, tri gjëra të thjeshta. Jemi të obligueshëm të gjithë t’i ndërmarrin këto masa, kur ecim në rrugë, në autobus, kur shkojmë në punë, biznes apo barnatore, gjithku. Çdokush që nuk i zbaton këto masa, bën vepër penale sepse rrezikon jetë ne vetë dhe të qytetarëve të tjerë”, kishte deklaruar Hoti.

Nga ana tjetër edhe IKSHP-ja në vazhdimësi po apelon për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco