Pas kërcënimit të Gani Kocit reagon deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli

Pas kërcënimit të Gani Kocit reagon deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli

17:19, 03/07/2020

Ish-zëvëndësministri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci sot ka kërcenuar disa persona.

Koci, në statusin e tij në facebook i ka quajtur ‘gropa septike serbe’ disa persona në mesin e tyre politikanë dhe gazetarë.

Të shumta kanë qenë reagimet pas këtij kërcenimi, ku në mesin e personave të cilët reaguan është edhe deputeti i LDK-së si dhe kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli.

Në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se dikur i shpallnin tradhëtarë figurat kyçe të LDK-së e pastaj i vritnin pabesisht.

Për këtë kërcënim ai thotë se prokuroria po hesht.

“Dikur të njëjtit shpallnin tradhëtarë figurat kyçe të LDK-së, pastaj i vritnin pabesisht. Sot të njëjtit të kamufluar në forma e pozita të ndryshme, kërcënojnë haptas e prokuroria akoma po hesht”, ka shkruar ai.

Tutje, Avdyli theksoi se pas këtij kërcënimi nuk është çudi që të fillohen negociata me personin i cili ka kërcenuar si dhe të propozohet Koci për president konsensual.

Por, ai thotë se nuk beson që deputet e LDK-së do të konsiderohen dele.

“Pas këtij kërcënimi sështë çudi që të fillohet negociata me Gani Kocin për koalicion të madh, pse jo edhe të propozohet ky për president konsensual, vetëm e vetëm për “interes” madhor të vendit. Por s`besoj më që deputetët e LDK-së do konsiderohen dele që nuk duhet të ndahen nga kopeja për t`u dërguar nga bariu e drejt te kasapi”, ka shkruar në fund deputeti i LDK-së

Në fotografinë e publikuar nga Gani Koci me mbishkrim kërcenues shihen, kreu i LVV-së, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ish- këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish- Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, aktivisti Rron Gjinovci, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, Drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, deputetja Fitore Pacolli dhe ish-deputeti, Ilir Deda.

Ky është postimi i plotë i Haxhi Avdylit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco